75 Mall Live Search
10:58 / E Diele, 15 Shkurt 2026 / L A

Kiana Kryeziu garon sot në “Giant Slalom” në Lojërat Olimpike Dimërore

Skiatorja kosovare, Kiana Kryeziu do të garojë sot për herë të dytë në Lojërat Olimpike Dimërore, “Milano-Cortina 2026”.

Ajo do të jetë në garën e “Giant Slalom”, që do të zhvillohet pas disa minutash.

Kiana është e 72-ta me radhë dhe lëshimi i saj bëhet rreth orës 11:45.

Në paraqitjen e saj të parë olimpike, Kiana Kryeziu nuk arriti të shënojë rezultat pozitiv, pasi doli nga shtegu gjatë garës./IndeksOnline/