75 Mall Live Search
18:40 / E Enjte, 13 Janar 2022 / OSH

Kiana Kryeziu, skitorja drejt Olimpiadës

Lajme fantasike vijnë nga përfaqësuesja e Republikës së Kosovës e cila po merr pjesë në garat ndërkombëtare në Kronplatz të Italisë.

Kiana Kryeziu ka arritur rezultatin e katërt, rezultat i cili e qon para edhe një hap drejt Olimpiadës, tani mjafton vetëm edhe një rezultat i tillë dhe Kosova do të ketë përfaqësuesen e saj të parë femër në Lojërat Olimpike Dimërore!

Rezultate shumë të mira në një konkurrencë të fortë, tregoi edhe Arba Pupovci me 241 pikë të FIS.