75 Mall Live Search
09:43 / E Hënë, 05 Qershor 2023 / shkelqim osmanaj

Kiara dhe Luizi dorë për dore në dasmën e Elgidit dhe Kleas, ja si u dukën

Në mesin e të ftuarve në dasmën e Elgitit dhe Kleas, të ftuar ishin edhe një prej çifteve më të komentuara të momentit, Kiara dhe Luiz. 

Ndonëse nuk kanë postuar akoma fotografi nga kjo mbrëmje, në rrjet po qarkullojnë pamje të tyre. 

Edhe Luizi edhe Kiara i janë përshtatur kriterit të dasmës për të mos veshur ngjyrën e zezë duke zgjedhur veshje me ngjyra më të çelëta përkitazi me ambientin në bregdet ku zhvillohet festa.