Kiara e Luizi shkëlqejnë, “Loja e fundit” gati të pushtojë Cineplexx-in, më 14 shkurt!
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli kanë qenë sot në ambientet e Albi Mall në Prishtinë, ku ndodheshin për promovimin e filmit të tyre.
Projekti i tyre i ri “Loja e fundit” do të shfaqet në Cineplexx më 14 shkurt, përcjell Indeksonline.

Çifti ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve me paraqitjen elegante dhe të kuruar.

Ata kanë dhënë një intervistë për media:
Luizi: Më keni hequr një barrë të madhe për 14 shkurt, do ta sjell Kiarën në Prishtinë.
E kam pasur ëndërr të bëj një film. Nuk jam aktor profesionist as skenarist, por duke u shprehur, i shkonte në vesh Klaudias. Ajo më tha: “Kam një ide që mund të bëjmë një film bashkë, krijo ti, krijoj unë”.
Njerëzit presin të shohin atë Luizin duke bërë Kiarën për vete, por për besë jo (qeshet). Çdo ditë që zgjohem prej gjumit kemi halle. Ideja ishte të takohemi për ta bërë filmin dhe ia dolëm në fund. Uroj që ia kemi dalë… jemi lodhur shumë. E vetmja e papritur që nuk e kishim llogaritur ishte Kiara.
Kiara: Nuk ishte aspak e vështirë puna me Luizin, ishte shumë e lehtë sepse ai ma bëri më të lehtë. Luizi ka qenë në një film tjetër duke më dhënë një dorë; ishte një eksperiencë e bukur, e lodhshme, por shumë e bukur.
Luizi: Mosmarrëveshje artistike kam pasur me stafin kur po punoja me ta. Me Kiaren jo.
I kërkoj rastin për të kërkuar falje. Në një skenë xhirimi, ishim duke filluar dhe ata ishin të gjithë në telefona… dola dhe u thashë.
Kur të vijë momenti për të parë këtë film, mund ta shohin gratë, fëmijët, motrat… Unë kam gjithë familjen këtu.
Kiara: Ishte hera e parë që kam marrë pjesë në një film. Kam qenë 6-7 vjeçare. Ëndrra ime ka qenë të jem aktore, dhe ta realizoja këtë film me bashkëshortin ishte gjëja më e bukur… ishte momenti më i bukur.
Luizi: Nevrik bëhem kur njerëzit nuk më kuptojnë dhe keqinterpretojnë atë që them.
Vi këtu, ha makarona se janë shumë të mira, dhe minimumi vijnë 10 veta përqafim… më kërkojnë video dhe foto.
(Kryeplaku i Ferma Vip) Luizi: Ka pasur oferta anej e këtej, kam dëshirë me një lëvizje që do bëj, do e keni përgjigjen tonë. Ju lutem, duroni edhe pak ditë, uroj që të përflitet për mirë.
Kiara: Ka qenë moment që kanë qenë pak ftohtë, jo vështirësi në aktrim.
Luizi: Zbulojmë shumë nga filmi nëse flasim për skena…
Luizi: Tek filmi me Olta Gixharin, fjalët ishin të thëna dhe nuk mundesha të shtoja asnjë presje… personalisht më kanë munduar shumë batutat, skenat digjen, nuk kam qenë krejt i lirë. Këtu Klaudia më ka dhënë më shumë besim, më thoshte: “Thuaj batutën, cila do rrjedhë më mirë, do e marrim.
Kiara: Nuk ka qenë e vështirë të futesha në rolin e personazhit.
Komentet për Fun Club:
Luizi: Kiares i kam qenë pranë kur s’kam ndjerë praninë time. Është nëna e fëmijës tim dhe e mbështes në Fun Club, po kështu edhe të tjerët.
Kiara: Komentet nga account-e të rreme ishin aq shumë sa nuk mund t’i bllokoja. Thjesht sulmojnë: mos na komentoni, mos na shikoni. Nëse keni inate, Zoti ua shtoftë.
Luizi: Foto të montuara të vajzës në arkivol… të jem unë sllobodani, vajza ime s’ka faj. Vjen një moment që them: “S’mund më.” Askënd s’kam prekur. Ju kam thënë: “Ja ku më keni…” dhe ata zhduken. Është e vështirë, sepse mbasi i shoh, duhet të vazhdoj përsëri. Më vjen turp kur i shoh. Kiares i thonin: Do vdesë fëmija në bark. Ç’kam unë? Ç’kam pa? Më sjellin tre arkivole dhe thonë: Kjo është nana jote, Kiara dhe vajza jote.” Unë u them: Zoti ju falte./Indeksonline/


