20:17 / E Mërkurë, 29 Mars 2023 / AR

Kiara i dërgon dron Luizit, ia përcjell kodin e famshëm

Pas daljes nga “BBVA”, Kiara po e mbështet fuqishëm të dashurin, Luizin.

Në javën që u nominua dhe rrezikonte të dilte, Luizi i tha Kiares që të përdorë kodin “Të kam zemër”, nëse gjërat janë mirë për të jashtë dhe në këtë mënyrë të vazhdojë lojën e Big Brother, shkruan Indeksonline.

“Kur të dalësh jashtë Kiar, në qoftë se jam ashtu siç e mendoj se jam jashtë …kur të jesh në Prime. Kam me pyt unë “Arbana a është Kiara aty”. “Po” thotë, edhe ti ke me fol. Kur të flitsh ke më më thanë “ Të kam zemër”. Nqs thu “të kam zemër” do me thënë se gjërat jashtë janë shumë mirë”, kishte thënë ai.

Për t’i treguar që çdo gjë është në rregull moderatorja i dërgoi sot një dron këngëtarit. Në të shkruhej “të kam zemër, të dua”, teksa në sfond ishte fotoja e puthjes së tyre të parë, ajo gjatë dasmës.

Nga ky veprim i ëmbël, ai i dërgoi puthje dhe përqafime Kiarës./Indeksonline/

“TË DUA”/ Kiara nuk humbet kohë, ja mesazhi që i