08:36 / E Mërkurë, 26 Korrik 2023 / MSH

Kiara: I uroj çdo gruaje një Luiz në jetën e tyre

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë akomë ndër çiftet më të komentuara nga publiku.

Ata vazhdojnë të marrin vëmendje çdo ditë e të përfliten për secilin veprim të tyre.

Së fundmi artisti shkodran ka ndarë një video në Instagram, ku tregon se së shpejti do të lansojë projektin e ri, që i dedikohet sërish Kiarës.

Bukuroshja ndërkohë ka publikuar këtë postim në rrjete sociale, duke e falënderuar fituesin e Big Brother për çdo gjë që ka bërë për të.

“Faleminderit që më bën të lumtur çdo ditë. I uroj çdo gruaje një Luiz në jetën e tyre”, ka thënë prezantuesja.Image

“E jotja përgjithmonë Luiz Ejlli”, vazhdoi më tej ylli i “Kepi i Vipave”.

Të njëjtit duhet theksuar se u njohën në edicionin e dytë të Big Brother VIP dhe që nga aty janë bashkë.

Luizi ia dedikoi edhe një këngë Kiarës gjatë kohës sa ishin brenda shtëpisë së famshme.