75 Mall Live Search
15:00 / E Enjte, 15 Maj 2025 / AR

Kiara nda momentin e ëmbël: “Ejllat” bashkë

Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale dy foto të ëmbla me partnerin e saj, këngëtarin Luiz Ejlli, dhe vajzën e tyre, Luna Mari.

Në imazhet e publikuara, familja duket më e lumtur se kurrë, ndërsa mbishkrimi që ka zgjedhur Kiara për postimin ka tërhequr menjëherë vëmendjen: “Ejllat”, shkruan Indeksonline.

Ky emërtim i thjeshtë, por plot kuptim, duket si një përqafim publik i mbiemrit të Luizit për të gjithë familjen.

Fotot janë vërshuar me shumë komente pozitive nga fansat e çiftit, të cilët kanë ndjekur historinë e tyre që nga fillimet në reality show./Indeksonline/