11:50 / E Shtunë, 01 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Kiara shfaqet për herë të parë pas daljes nga Big Brother, fansat kapin menjëherë detajin

Kiara doli një javë më parë nga Big Brother VIP, pas një nominimi kokë më kokë me Oltën. Pas daljes ish-banorja është treguar shumë aktive në Instagram duke postuar vazhdimisht foto e video nga momentet e saj me Luizin.

Mirëpo dje pas një jave, Kiara ka postuar edhe veten e saj duke përshëndetur fansat.

“Si ju kam o yje?”, shkruan Kiara teksa fansat menjëherë kanë kapur një detaj, varësen me kryq që i ka dhuruar Luizi, të cilën ajo ende e mban në qafë.