14:32 / E Shtunë, 26 Mars 2022 / MSH

Kiara Tito e rikujton puthjen “e famshme”

Moderatorja Kiara Tito, ka folur për puthjen e saj me këngëtarin, Butrint Imeri.

Gjatë programit, ajo ka rikujtuar momentin ‘e famshëm’ dhe u shpreh se kjo puthje i solli një rritje të ndjekësve të saj në rrjetet sociale dhe i ndryshoi karrierën e saj për mirë.

“Që nga ky momenti i kësaj puthjes që dhashë pata një ndryshim të madh nga rrjete sociale, pata një rritje të ndjekësve. Ishte komplet rastësore, por edhe emisioni eci mirë. Mund të them që ka qenë një moment që më ka ndikuar për mirë edhe në vazhdimësi të gjërave të mia.”, u shpreh ajo.

Kiara Tito është përfolur shumë për një marrëdhënie me këngëtarin Butrint Imeri.

Ajo gjithashtu mori pjesë në videoklipin “Hajt hajt” të Butrinit dhe që atëherë lajmet për ta nuk pushuan. Mirëpo dyshja e mohonte se mes tyre kishe një romancë./ IndeksOnline/