12:23 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kiara Tito, flet për herë të parë për ndarjen: Më është dashur kohë që ta harroja

Kiara Tito e ftuar së fundi në emisionin “Ftesë në 5”, ka folur për shumë gjëra.

Ndryshe nga herët e tjera ajo ka foli hapur lidhur me jetën private.

Ndonëse është përfolur shumë një lidhje e saj me këngëtarin Butrint Imeri, Kiara Tito nuk e pranoi asnjëherë publikisht.

Megjithatë, moderatorja pa dhënë emra pohoi se një ndarje e ka pasur dhe ajo nuk kaloi pa lënë gjurmë.

Vetë Kiara e la të kuptohej diçka të tillë përmes një statusi të postuar së fundi, të cilin e shpjegoi kështu në studion e Bieta Sulos:

“Ky është një nga ato momentet e mia kur shpërthej. Ndryshe nga herët e tjera që e kam mbajtur veten, këtë herë vendosa që ta ndaja edhe me ndjekësit e mi në rrjetet sociale, pasi më shkruajnë shpeshsherë vajza “si ia ke dalë t’i kur je ndarë, si e ke marrë veten nga një lidhje që të ka lënduar” dhe vendosa që ta ndaja këtë copëz nga jeta ime me ta, që t’u tregoja se çdo dhimbje e ka një fund” .

Dhe kështu, Kiara edhe një herë e dëshmoi se është një vajzë e fortë, ndonëse ka vuajtur dhe ajo.

 “Këtë dhimbjen nuk e kam kaluar shumë lehtë, por kam kuptuar se koha është ilaçi më i mirë. Sado ne ta duam diçka, në një moment të caktuar, me zor domethënë, ta harrojmë dikë, nuk të vjen ashtu, se më shumë e tërheq atë gjë. Më mirë, lërjani kohës dhe koha do të shërojë gjithçka. Si gjithë të tjerët, edhe unë, që ta kaloja këtë vështirësi më është dashur pak kohë”, ka qenë pohimi i Kiarës.