75 Mall Live Search
13:18 / E Premte, 05 Dhjetor 2025 / H F

Kiara Tito i bie pishman, kthen pas vendimin që kishte habitur fansat

Moderatorja e njohur, Kiara Tito, ka marrë vendimin që fansat dhe ndjekësit e saj prisnin prej kohësh.

Javë më parë, ajo kishte ndaluar të gjitha komentet në rrjetet sociale, duke mos toleruar komentet negative, të cilat shpesh preknin edhe familjarët e saj, shkruan IndeksOnline.

Së fundmi, në postimet e fundit, vërehet se Kiara ka ndryshuar qëndrim dhe tashmë i lejon ndjekësit të komentojnë, duke shfaqur një hapje më të madhe ndaj opinionit publik.

Moderatorja është e martuar me këngëtarin e njohur Luiz Ejlli, dhe së bashku janë prindër të një vajze.