17:00 / E Hënë, 02 Tetor 2023 / AR

Kiara Tito nuk përmbahet, ‘shpërthen’ ndaj ndjekëses

Moderatorja Kiara Tito duket se nuk po gjen qetësi me ‘fansat’ apo ndjekësit e saj dhe këtë herë ajo është detyruar të veprojë.

Postimet e shpeshta të një fanseje, me detaje të cilat asaj i janë dukur të tepruara, e kanë detyruar atë që ta fshijë nga platforma ‘Twitter’, pasi sipas saj këto postime nuk janë gjë tjetër veçse një burim i mirë për ‘portalet’ që të shpërndajnë informacione dhe ‘drama’.

Në një postim të fundit të bërë në ‘Twitter’, Kiara shprehet e keqardhur për veprimin por thotë se është ndjerë e detyruar të veprojë kështu.

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito vijojën të jenë një ndër çiftet më të dashura për publikun, edhe pas përfundimit të “Big Brother VIP”. Së fundmi është aluduar se moderatorja është në pritje të ëmbël, por nga dyshja nuk është konfirmuar asnjë informacion i tillë deri më tani.