23:03 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / OSH

Kica e “Guxo”: Në mungesë të argumenteve të mbrojtjes së kastës së vjetër, Mustafa mundohet të fus gola nga pozicioni jashtë loje

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një postimi u shprehë se u.d e presidentes, Vjosa Osmani po bën sjellje rebele dhe se nuk e meriton të ketë asnjë orë jetë në presidencë.

Kësaj deklarate të Isa Mustafës i ka reaguar kandidatja në listën e LVV-së nga radhët e Vjosa Osmanit, Doarsa Kica Xhelili, transmeton Indeksonline.

Ajo u shprehë se Mustafa po kërkon që Osmani të heshtë karshi kërcënimeve publike të shërbyesve civil.

Postimi i plotë:

Z. Mustafa po kërkon që u.d. Presidentja të hesht karshi kërcënimeve publike të shërbyesve civil. Kërkon të hesht karshi cënimit të pavarësisë së institucioneve publike e të lejoj diskreditimin e plotë të tyre. Kërkon të hesht, sepse ndryshe nuk i shkon për shtat interesave të z. Mustafa.

Me gjasë, në mungesë të argumenteve të mbrojtjes së kastës së vjetër, z.Mustafa mundohet të fus gola nga pozicioni jashtë loje, duke sulmuar mbrojtësen e votës së lirë, sepse as kjo e fundit nuk duket ti shkoj për shtat.Në qoftë se “rebelim” qenka të kërkohet nga qytetaret të mos bie pre e provokimeve, të kërkohet nga qytetaret ta shfrytëzojë mjetin më të fuqishëm demokratik, #votën, e të mbrojë integritetin e institucioneve shtetërore, atëherë ky popull duhet të “rebelohet” përmes votes. Të dashur “rebelë” – shihemi më 14 shkurt.