Kica nuk ia kthen VV-së me të njëjtën monedhë, e voton Projektligjin për Prokuror të Shtetit

Ndërkohë që VV-ja nuk ia votoi Kices propozimin për ngacmime seksuale, Kica e la pa fjalë VV-në, duke ua votuar projektligjin për Prokurorin e Shtetit.
Kica shkroi në Facebook se ky Projektligj nuk do të kalonte pa votat e LDK-së, përfshirë dhe atë të sajën.
Ky është postimi i plotë i Kicës:
Projektligji për Prokurorin e Shtetit sot kaloi me 62 vota.
Nga ato vota, së paku 2 ishim nga LDK. Pra, ky Projektligj nuk do të kalonte sot në lexim të parë pa 2 votat tona (përfshirë timen). E gjithë kjo, pasi LVV pa asnjë arsye, nuk e mbështeti Rezolutën e LDK.
Po ua lë si informatë këtu, për reflektim.