Kica-Xhelili: 3.5 milionë euro import të energjisë për 1 ditë e gjysmë, qeveria jep subvencione që i shkojnë në xhep KEDS-it

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë që fëmijët dhe pensionistët të marrin nga 100 euro për fundvit.
Kica-Xhelili, përmes një postimi në facebook ka thënë se 3.5 milionë euro janë dhënë për import të energjisë për 1 ditë e gjysmë ndërsa qeveria jep subvencione që i shkojnë në xhep KEDS-it.
“Veç sot dhe për një pjesë nesër, kemi paguar 3.5 milionë euro për IMPORT të rrymës. PËRSËRIS, 3.5 MILIONË për 1 ditë e gjysmë.
E pavarësisht, rrymën vazhdojmë t’a paguajmë SHUMË SHTRENJTË.
Vërtetë po prisni që t’ua lavdërojmë MANIPULIMIN që e bëjnë me nga 100 euro për të mbuluar milionët e vjedhur a? Për ta mbuluar DËSHTIMIN me energji? Hajgare me TAKSAT e qytetarëve kur ua japin 100 euro që t’ia marrin prap me KEDS a?”, ka thënë Kica-Xhelili./Indeksonline/