Kica-Xhelili: Bojkoti i VV vazhdon, kësaj radhe i kamufluar në kërkesa procedurale
Ka dështuar sërish mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore.
E pas dështimit të radhës, ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili.
“Është muaji i 5-të i Komisionit Hetimor për Rezervat Shtetërore (VAJ & MIELL), i mandatit 6 mujorë. BOJKOTI i VV vazhdon. Kësaj radhe i KAMUFLUAR në kërkesa procedurale. Nuk mund të na ndalni në zbardhje të këtij rasti. Kot e keni!”, ka shkruar në facebook, Doarsa Kica Xhelili./IndeksOnline/