17:19 / E Premte, 09 Shtator 2022 / MSH

Kica-Xhelili e ka paralajmëruar me kohë Abdixhikun: Nuk votoj mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti

Doarsa Kica-Xhelili ishte e ftuar mbrëmë në “Rubikon” ku foli për kalimin e saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe arsyet që çuan deri te kjo zgjedhje.

Ajo u pyet nga Adriatik Kelmendi se si do të veprojë në rast se i kërkohet të votojë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.

Për një gjë të tillë, Kica-Xhelili pati përgjigje të prerë.

“Nëse unë shkoj nesër në seancë plenare dhe më kërkohet kjo, unë nuk kam votë për mocion mosbesimi. Nuk janë rrethanat për mocion mosbesimi… Unë i kam thënë Abdixhikut, nëse nesër më kërkoni të ngris dorën për të rrëzuar Qeverinë Kurti, unë nuk kam votë për këtë” bëri me dije deputetja tashmë e LDK-së.