75 Mall Live Search
19:25 / E Premte, 13 Dhjetor 2024 / FR

Kica-Xhelili i përmend VV-së huqjet në postimin e fundit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, përmes një postimi në facebook i ka përmendur disa huqje të VV-së në postimin e tyre të fundit.

Kica-Xhelili, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka publikuar një komunikim me CHAT GPT.

“Çfarë huqje spektakolare!

Lëvizja Vetëvendosje e paska publikuar një komunikim me CHAT GPT. Derisa po pretendon se e “kalli lojën” sepse përgjigjet kinse janë në favor të tyre, në fakt në fotot bashkangjitur, e shihni që në VET postimin e tyre janë arsyet pse këta e shkelin Kushtetutën.

1. Ndërhyrja në pronë private;

2. Ndërhyrja në të drejtat tjera individuale;

3. Ndërhyrja në ekonomi;

4. Shfrytëzimi i “reformave” për sulme politike e jo për reformim të sinqertë;

5. Risqet që sistemi përfundon duke ndëshkuar kundërshtarët por jo duke luftuar korrupsionin = prekja e shtyllave të demokracisë.

Që thonë “mos e vet se t’kallxon vet”!

Ndoshta i bie më mirë ta pyesin CHAT GPT:

“Çka është Kushtetuta?”

“Kur do të ndalet VV së gënjyeri qytetarët se i ka reformat në drejtësi për së vërteti?”

“Pse po insiston VV në shkelje të Kushtetututës?”

“Si po i keqpërdorë VV tentativat për reformim të drejtësisë që të shtrij kontrollin mbi sistemin e drejtësisë”,

Dhe më e rëndësishmja:

“Kur do të ndalet VV së llogarituri që njerëzit hanë bar?””, ka shkruar Kica-Xhelili.