Kica-Xhelili: Kërkesa për votë matet me ide e jo me decibel, s’ka teatër politik si VV-ja
Një muaj para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka theksuar se partia e saj do të ndjekë një strategji fushate të matur.
Në Debat Plus, Kica-Xhelili deklaroi se LDK nuk synon të bjerë në “vullgaritet” apo të përdorë ‘taktika teatrale’ si Lëvizjen Vetëvendosje.
“Do të dilnim nga dhe prej vetës, dhe nga karakteri jonë politik. Dhe nga ajo që e besojmë thellësisht. Nëse pas 7-8 muajsh nga zgjedhjet e kaluara, themi se nuk kemi më nevojë ta shërojmë polarizimin publik. Dhe ne vlerësojmë se opozitë bërja dhe kërkesa për votë matet me ide dhe jo me decibel. Ne nuk mendojmë që më një teatër politik, siç e bën LVV-ja, i bëjmë favor elektoratit favor. Apo se ngrisim potencialisht votues ndaj nesh…
Dhe nuk mendoj që duhet të dalim në vullgaritet sepse mendoj në aspektin e opozitë bërje faktike, siç e kemi bërë kemi arritur t’i shtojmë 70 mijë vota…”, ka thënë Kica-Xhelili.

