Kica-Xhelili: Mungesa ime dymujore ka qenë për shkak të shtatzënisë sime

Deputetja e LDK-së Doarsa Kica -Xhelili para fillimit të seancës për konstituimin e kuvendit, ka folur për mungesën e saj në disa seanca.
Kica -Xhelili ka thënë se arsye për mungesë ka qenë shtatzënia e saj, e cila ka filluar me disa vështirësi.
“Për dy muaj kam qenë nëpër spitale, duke marrë infuzione. Kjo ka qenë arsyeja e mungesës sime”, ka thënë ajo.
Ndërsa ka thënë se LDK-ja nuk ka votë për asnjërin kandidat të propozuar nga VV-ja për kryeparlamentar.
“I takon secilës parti të mbajë qendrimet e veta për votimin e kandidateve. Ne si LDK nuk kemi marrëveshje me VV-në dhe s’kemi votë për asnjë kandidat. Për ne tema e propozimeve është e kryer. Nga ajo që pamë pardje m’u duk taktizim për faktin që u refuzua një konsultim”, tha ajo. /Indeksonline/.