Kica-Xhelili për grafitet “UQK”: Propagandë e dështuar serbe!

Jo rastësisht, grafitet “UQK” nëpër disa shtëpi në afërsi të Lipjanit kanë alarmuar kosovarët dhe jo serbët sepse dyshohet se pikërisht serbët janë përkujdesur për t’i bërë ato.
Në muret e disa shtëpive të një fshati me banorë serbë, pranë Lipjanit, akronomi i Ushtrisë Çlirimtare është shkruar gabimisht. Në vend të “UÇK”, grafitet janë shkruajtur “UQK”.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, e cila ka thënë se kjo është një propagandë e dështuar e serbëve.
“Ai momenti kur propaganda serbe dështon për shkak të drejtshkrimit. Është UÇK, jo UQK. Më shumë fat herën tjetër” ka shkruar Kica-Xhelili në Twitter.
Ky shkrim i saj ka qenë si një replikë e një përdoruesi serb të rrjetit Twitter, i cili ka thënë se “serbët janë duke u zgjuar nga kercënimet dhe terrori i UÇK-së”, duke iu referuar Kosovës si “Kosova dhe Metohija”.