75 Mall Live Search
18:53 / E Premte, 25 Tetor 2024 / FR

Kica-Xhelili për humbjen e pasaportave të mërgimtarëve: Shteti paguan 4fish më shumë dhe dështon

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar në lidhje me humbjen e 406 pasaportave të mërgimtarëve ku është shprehur se Ministria e Punëve të Jashtme ka nënshkruan një kontratë për dërgesa 4fish më shtrenjtë se aplikuesit tjerë.

Xhelili, përmes një postimi në facebook ka thënë se Edhepse shteti paguan 4fish më shumë, dështon, si çdo gjë tjetër..

“406 pasaporta të mërgimtarëve, 165 letërnjoftime dhe 4 vendime për lirim/fitim shtetësie, nuk dihet as ku janë. Nuk mbrrijnë në kohë.

Ministria e Punëve të Jashtme, e nënshkruan një kontratë për dërgesa (postë) 4fish më shtrenjtë se aplikuesit tjerë, me procedurë të dyshimtë, PËR KËTË PUNË: Që këto dokumente të vijnë në kohë.

Edhepse shteti paguan 4fish më shumë, dështon. Si në gjithçka tjetër!

E prej këtyre pastaj të presim njohje e raporte të mirëfillta diplomatike?”, ka shkruar Xhelili./Indeksonline/