Kica-Xhelili: Propaganda, demagogjia e shkeljet kushtetuese nuk kanë mbështetje
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pasi sot dështoi të formohet Qeveria Kurti 3, e cila nuk i mori votat e mjaftueshme.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se tha se nuk gjenë mbështetje, propaganda e demagogjia, duke akuzuar Kurtin për vjedhje të programit.
Postimi i saj i plotë:
Veni, vidi, mentitus sum! ~ realiteti politik i Kurtit.
Bllokada, vonesa, demagogji, vendime të paligjshme, shkelje kushtetuese, propagandë, e në fund seancë ku dëshmoi që ai është saktë ajo që ai nuk e thotë.
Ajo gjuhë nuk ka mbështetje. Ajo demagogji nuk gjen numra. Ajo mendësi nuk ka të ardhme.
Në krejt këtë rrëmujë, mandatari Kurti kishte shkuar aq larg sa t’a kopjonte planin e LDK: Ministri të Familjes; të
Digjitalizimit; ndarje të Infrastrukturës nga Planifikimi etj.
T’a kopjojnë edhe munden, por për t’a zbatuar i duhen njerëzit profesional, racional, me mendësi progresi e jo përçarëse – që këta NUK i kanë.
In proximo nostro proelio!

