75 Mall Live Search
19:05 / E Hënë, 08 Prill 2024 / LB

Kica-Xhelili: Qeveria po propagandon rreth luftimit të korrupsionit dhe lirisë së medias

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica Xhelili, përmes një video ka thënë se Qeveria e Kosovës po manipulon me raportet ndërkombëtare për indeksin e luftimit të korrupsionit dhe lirisë së medias.

Referuar rapotit të “Transparency International”, ajo ka thënë se Qeveria nuk po i merr për baza poenat, por lëvizjet e vendeve.

“Qeveria po thotë që kemi 21 vende ngritje në Transparency International në indeksin e korrupsionit. Propagandë. Përveç që kemi ngecje në vitin 2023, Qeveria për të mashtruar me numra nuk po e merr shembull poena që në fakt e determinojnë lëvizjen e shteteve, por po i merr shembull vendet.Ndërkaq vendet e shteteve mund të lëvizin edhe kur ato nuk kanë as çfarë përmirësimi në gjendjen e tyre me korrupsionin”, ka thënë ajo.