Kica-Xhelili: S’është për t’u lavdëruar vendi i 87-të në listën e Transparency International

Deputetja e VV-së, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se puna e Qeverisë ka dhënë impaktet e para dhe sipas saj kjo u dëshmua nga raporti i Transparency International.
Xhelili u shpreh se, nuk është koha për t’u lavdëruar për raportin e Transparency International.
“Duhet të bëhemi të sinqertë, vendi i 87-të në listën e Transparency International nuk është lavd. Do të duhej të ishim shumë më mirë e jo në pjesën e kuqe, pavarësisht se është e kuqe e çeltë. Por vlen të cekim se për 17 vende jemi më lartë se viti i kaluar”, tha ajo në Debat Plus.
Tutje, ajo tregon se, raporti i TI lidhet me perceptimin publik.
“A është lajm i mirë ky perceptim, sigurisht se po. Por nuk duhet të jemi euforik për këtë lëvizje. Është e rëndësishme se ngritja prej 17 vendeve ka kërkuar punë nga Qeveria”.