Kica-Xhelili: Sveçla duhet të largohet nga ajo pozitë menjëherë

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pas postimit të Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Kica-Xhelili ndër të tjera tha se ”Dyshoj që ka aftësi ta përceptoj veten si ministër të Kosovës e jo ministër partiak, por fatkeqësisht këtë barrë që s’e kupton, e ka. Në këtë segment – ai duhet të largohet nga ajo pozitë menjëherë.”
“Çka po bën ai sot është kapak i luftës hibride. I nxitjes së përçarjes e urrejtjes. I demolimit demokratik e paqes mbarëshoqërore” shkruan Kica-Xhelili në reagimin e saj.