22:04 / E Martë, 02 Mars 2021 / OSH

Kiçmari: Kosova do të ketë pasoja dhe përparësi për çfarëdo vendimi që merr për ambasadën në Jerusalem

Ish-ambasadori i Kosovës në Austri, Sabri Kiçmari thotë se Kosova tashmë gjendet para një akti të kryer për vendosjen e ambasadës në Jerusalem.

“Mundësitë për të gjetur zgjidhje tjera janë të vogla apo inekzistente. Ne jemi në një sanduiç diplomatik. Cilido vendim që merret do të ketë pasoja dhe përparësi”, tha ai në “Debat Plus”.

Kiçmari thotë se Kosova pa dashur është futur në këtë situatë jo të pëlqyeshme.