75 Mall Live Search
21:30 / E Diele, 22 Qershor 2025 / AR

Kida bashkon forcat me artistin maroken, gati për hitin e verës!

Verës i është dhënë zyrtarisht starti!

Këngëtari egjiptian-maroken Oualid dhe artistja e njohur shqiptare, Kida, kanë paralajmëruar bashkëpunimin e tyre të ri muzikor me titull “Amoura”. Me anë të një videoje dinamike të publikuar në Instagram, dyshja duken plot energji, duke krijuar atmosferën perfekte për një hit vere.

Projekti pritet të jetë një miks i ritmeve verore me influenca ndërkombëtare, ndërsa fansat tashmë janë në pritje të klipit që duket se do të sjellë një atmosferë tropikale dhe vibrante.