16:57 / E Diele, 17 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Kida befason, ndryshimi i ri shumë po i shkon!

Kida krahas një karriere të suksesshme vazhdimisht sjell për adhuruesit e saj edhe fotosesione të ndryshme.

Këngëtarja e njohur, edhe së fundi ka realizuar një set fotografik në të cilën ka ardhur më ndryshe se kurrë më parë, shkruan Indeksonline.

Me flokë të gjata me ngjyrë vjollce dhe veshje me të njëjtën ngjyrë, Kida ka shkëlqyer në dukje derisa ka mahnitur me ndryshimin e ri që ka bërë.

Ndryshe, Kida kohë më parë ka shkëputur kontratën me kompanin ‘On Records’ ndërsa po punon në projekte të reja./Indeksonline/