21:04 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / V R

Kida befason sërish, bën flokët “pink”

Kida po eksperimenton vazhdimisht me “look”-un.

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun ka treguar për ndryshimin e ri përmes një postimi në InstaStory.

Kida shihej me ngjyrë të re të flokëve, pasi nga bionde qe e kemi parë herën e fundit, ka kthyer flokët në ngjyrë rozë.

“E dua këtë”, ka shkruar Kida në mbishkrimin e imazhit teksa dukej tejet joshëse dhe në formë të shkëlqyer.

Ndryshe, kënga e fundit e Kidës është “Edhe sa”, ndërsa po punon për projekte të reja muzikore./Indeksonline/