75 Mall Live Search
09:03 / E Martë, 18 Gusht 2020 / indeksADMonline

Kida bën bashkë femrat më seksi shqiptare, çfarë po përgatit?

Këngëtarja e njohur, Kida nuk po i ndal risit.

Pasi bëri ndryshim drastik në pamje duke u bërë bionde, ajo tani ka nisur punën për një projekt të ri muzikor.

Kjo këngë si duket do të ketë një videoklip më ndryshe se të tjerët pasi në të do të përfshihen disa nga femrat më seksi shqiptare.

Ishte vet artistja ajo që ndau një fotografi në InstaStory ku shihet pranë aktores Megi Pojani, dhe modeleve Kejvina Kthella dhe Arta Elezaj.

Se çfarë po përgatit këngëtarja simpatike dhe shumë e suksesshme mbetet të shihet./Indeksonline/