Kida bën urimin e veçantë për partnerin
Kida është e dashuruar kokë e këmbë dhe këtë nuk po e fsheh.
Artistja e njohur ka bërë një dedikim të veçantë për të fejuarin e saj, Ajbin, në ditëlindjen e tij, shkruan IndeksOnline.
Duke përzgjedhur fjalët më të mira dhe të shkurtra, ajo ka uruar një përjetësi me krahun e saj më të fortë.
“Urime ditëlindjen dashuria e jetës time. Jam falënderuese që çdo ditë të kam në krah. Të dua përjetësisht” shkroi ajo.
Kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, Kida mori propozimin unik për martesë, pikërisht në ditëlindjen e saj./IndeksOnline/


