22:45 / E Hënë, 12 Prill 2021 / OSH

Kida dhe Ermal Fejzullahi e prekin në “Tela” Youtuben, kënga e tyre arrin 80 milionë shikime

Ka afro dy vite që është publikuar, por po vazhdon të dëgjohet me të madhe.

Kënga “Tela” që është bashkëpunimi mes dy artistëve, Kida dhe Ermal Fejzullahu, ka dal të jetë shumë i suksesshëm, transmeton Indeksonline.

Sot kjo këngë ka arritur të kaloj shifrën e 80 milionë shikimeve në Youtube. Me këtë, kjo është kënga me më së shumti shikime për të dy artistët.

Kida dhe Ermal Fejzullahu janë dy artistë shumë të pëlqyer në trojet shqiptare./Indeksonline/