20:58 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kida dhe Loredana bëhen bashkë, çfarë po ‘zihet’?

Këngëtarja e njohur Orhidea Latifi, apo siç njihet nga publiku si Kida, është një këngëtare mjaft e talentuar.

Ajo edhe pse e re në moshë, ka arritur të krijoj një bagazh të gjerë muzikorë, me shumë këngë që i ka kthyer në hite, shkruan Indeksonline.

Kida së fundmi, në llogarinë e saj në Instagram, ka publikuar një fotografi së bashku me Loredanën.

Kjo fotografi ka ngritur interesimin e publikut se çfarë po ‘zihet’ mes dyshes.

Se a do të ketë ndonjë bashkëpunim të mundshëm mes dy këngëtareve, mbetet të shihet në vazhdim. /Indeksonline/