75 Mall Live Search
09:32 / E Diele, 08 Mars 2020 / indeksADMonline

Kida e surprizon fansen në emision, ajo e mirëpret me lot në sy!

Mbrëmë në emisionin “Dua të bëj të lumtur”, ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur Kida.

Ajo e ka surprizuar një fanse të saj të flaktë, e cila paraprakisht nuk ishte e informuar se Kida ishte e ftuar dhe se do ta befasonte duke u takuar me të, shkruan Indeksonline.

Vajza me emrin Stela, fillimisht e këndoj një këngë të Kidës, derisa Arbana e ftoi këngëtaren të futej në skenë për ta takuar me fansen e saj.

Pas takimit, mes emocionesh dhe lotësh, Kida e përqafoi fansen duke ja kënduar një nga këngët e saj të preferuara.

Duket se qëllimi i emisionit u arrit, pasi Stela u bë mjaft e lumtur pas takimit me këngëtaren e saj të preferuar. /Indeksonline/