75 Mall Live Search
21:57 / E Shtunë, 03 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kida ‘elektrizon’ publikun e ‘Sunny Hill’

Nata e dytë e festivalit ‘Sunny Hill’ ka nisur dhe tashmë një numër i madh adhuruesish janë mbledhur për të shijuar performancat e disa prej artistëve më të njohur në vend, por edhe të reperit shqiptar me famë botërore, Gashi.

Në këtë natë të dytë në skenë është ngjitur edhe këngëtarja simpatike dhe shumë e dashur për publikun, Kida, shkruan Indeksonline.

Me të filluar performance e saj, publiku u elektrizua duke kënduar një zëri hitet e saj më të njohura.

Kida dhuroj një spektakël të vërtetë në skenën e ‘Sunny Hill’ aty ku në prapaskenë po qëndron edhe ylli kosovar, Dua Lipa./Indeksonline/