16:22 / E Enjte, 29 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kida fillon pushimet, në të kuqe shfaqet ‘përvëluese’

Pas një vere të stërngarkuar, këngëtarja e njohur, Kida ka filluar pushimet.

Ajo atje është e shoqëruar nga dy prindërit e saj, ndërsa ka publikuar vazhdimisht imazhe dhe video, shkruan Indeksonline.

Kida në disa imazhe që ka hedhur së fundi, ka treguar edhe një herë linjat e saj perfekte të trupit. E veshur në bikini të kuqe, Kida dukej ‘përvëluese’.

“Djegëse”, ka shkruar këngëtarja përkrah imazheve teksa vërtet ka ‘djegur’ me dukjen.

Ndryshe, ajo pati një verë mjaft aktive dhe koncertet të shumta në vende të ndryshme në trojet shqiptare./Indeksonline/