75 Mall Live Search
16:34 / E Premte, 25 Janar 2019 / indeksADMonline

Kida flet për planet e saj, pak minuta pas ndarjes me On Records

Orhidea Latifi, e njohur si Kida sot zyrtarisht i ka ndarë rrugët me On Records.

Këngëtarja mjaft e talentuar dhe nga më të suksesshmet viteve të fundit ka folur për Indeksonline rreth ndarjes me kompaninë në të cilën bëri emër si këngëtare.

“Kemi përfundu kontratën me On Records. Jemi nda në mënyrën më të mirë” ka thënë Kida.

E pyetur për planet e të ardhmes, Kida është përgjigjur shkurt, port qartë.

“Kam me vazhdu me projekte të reja. Me u fokusu më shumë ne veten, edhe kismet me ba punë të mëdhaja” ka thënë Kida./Indeksonline/