Kida gati projektin e ri, provokon me veshjen në videoklip
Këngëtarja Kida po vazhdon të punojë që të sjellë projekte të reja për fansat e saj.
Përmes një video ‘Instastory’ ajo ka kënduar një pjesë të shkurtër të këngës së radhës, transmeton Indeksonline.
Besohet që titulli i këngës të jetë ‘Ka Je’ dhe pritet të publikohet nesër, duke përmbyllu kështu vitin 2018.

Kënga e fundit e këngëtares është ‘Merri Krejt’ që u pëlqye mjaftë nga publiku.
Kida është ndër këngëtarët më të pëlqyera në estrada dhe ndër më të ndjekurat.
Ajo momentalisht ka një milion ndjekës në Instagram./Indeksonline/
