Kida ‘mbulohet’ me para, provokuese nga shesh-xhirimet e klipit të ri
Kida është gati për tu rikthyer me një tjetër super-hit pas atij të fundit që e solli në bashkëpunim me këngëtarin, Ermal Fejzullahu.
Këngëtarja e famshme dhe shumë e suksesshmë është drejt finalizimit të këngës së re të cilin do ta sjell edhe me videoklip,shkruan Indeksonline.

Pritjes së fansave të shumët të Kidës iu ka ardhur fundi, pasi hiti i ri i saj publikohet pikërisht këtë javë.
Kështu bëri të ditur këngëtarja simpatike në llogarinë e saj në Instagram ku edhe solli pjesë të shkurtë të klipit.

Kida shihet e në shtrat, teksa është e rrethuar nga para, natyrisht si përherë ajo vjen me stil me shumë shije, atraktive dhe e veçantë.
“Këtë javë”, ka bërë të ditur Kida përkrah postimit.
Se çfarë do të sjell këtë herë Kida na mbetet të shohim./Indeksonline/