Kida “ndezë” atmosferën në mes të Tiranës, të gjithë këndojnë me të
Kida është një nga këngëtaret më të pëlqyera dhe më të suksesshme shqiptare.
Ajo është mjaftë prezente me projekte e koncerte muzikore, ndërsa së fundmi ka performuar në qytetin e Tiranës, në Colour Festival që po mbahet në kryeqendrën shqiptare.
Këngëtarja një pjesë të performancës së saj e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në llogarinë Instagram, ku shihet se ka dhuruar një atmosferë të jashtëzakonshme, madje i gjithë publiku këndon me të, përcjellë Indeksonline.
Ndryshe, Kida po shijon suksesin e këngës “Déjà vu” që e solli në bashkëpunim me Lyrical Son, që po pëlqehet dhe dëgjohet gjithandej./Indeksonline/
