14:29 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kida në Stamboll, për xhirimet e videoklipit të ri

Kida edhe pse e re në moshë sot ka arritur të jetë një nga artistet më të suksesshme në vend.

Këngëtarja e famshme, po vazhdon të jetë e angazhuar me koncerte, por edhe me projekte të një pas njëshme, shkruan Indeksonline.

Kida së fundi ka nisur  xhirimet për videoklipin më të ri, i cili pritet të publikohet së shpejti.

Këngëtarja e njohur bashkë me ekipin e saj janë nisur drejt Stambollit aty ku edhe do të xhirohet kilip i projektit të saj më të ri.

“Ekipi i ëndrrave, jam shumë me fat”, ka shkruar Kida.

Ndryshe, “Malli” është projekti i saj i fundit i promovuar vetëm pak kohë më parë, i cili ka mbi 4 milionë klikime në kanalin Youtube./Indeksonline/