Kida paralajmëron diçka të re
Këngëtarja e talentuar nga Kosova, Orhidea Latifi që njihet me emrin artistik Kida, njihet për këngët e saj që shpejt kthehen në hite, shkruan Indeksonline.
Edhe pse e re në moshë, Kida ka arritur të ndërtojë një bagazh të pasur muzikorë duke bërë për vete shumë fansa.
Ajo afër 3 muaj më parë, lansoi këngën e fundit në bashkëpunim me këngëtarin Ermal Fejzullahu e që u prit shumë mirë duke marrë miliona shikime.
E ka muaj që ajo nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri, e që duket se tani është duke e përgatitur hitin e radhës.
Këtë e ka bërë të ditur përmes në postimi në InstaStory, duke lënë në pritje fansat e saj për këngën e re. /Indeksonline/
