Kida përgëzon Loredanën për albumin e ri
Këngëtarja Loredana Zefi së fundmi e ka lansuar albumin e saj të fundit, në të cilin përfshihen këngë të ndryshme që janë pritur mjaft mirë nga publiku, shkruan Indeksonline.
Loredana ka marrë mbështetjen e shumë kolegëve të saj rreth lansimit të albumin.
Mbështetje i ka dhënë edhe këngëtarja Orhidea Latifi që njihet si Kida, e cila e ka mbështetur albumin e saj përmes një InstaStory të publikuar në llogarinë e saj në Instagram.
Kujtojmë që kënga e fundit e Loredanës me titull ‘Genick’ për më pak se 15 orë ka marrë mbi 1.1 milionë shikime në Youtube. /Indeksonline/

