20:44 / E Premte, 23 Tetor 2020 / V R

Kida prezanton pamjen e re dhe duket perfekt

Kida kohëve të fundit ka eksperimentuar me pamjen e saj fizike dhe kjo po i pëlqen.

Duke qenë një zeshkane tipike, këngëtarja simpatike na befasoj ku u bë një bionde e pa rezistueshme, ndërsa Kida s’po ndalet me kaq.

Mbrëmë ajo në disa postime  zbuloj se ka ardhur koha për një “look” të ri dhe sot ka postuar fotografit e para ku shihet me flokë pink të lehtë. Në imazhe që solli Kida dukej joshëse dhe e lumtur për ndryshimin që i shkonte shumë.

Nuk dihet nëse Kida ka bërë këtë  ndryshime për ndonjë projekt të ri, por që artistja pas hitit “Edhe sa” po punon për këngë të reja./Indeksonline/