Kida, së shpejti publikon projektin e ri
Këngëtarja shqiptare Orhidea Latifi, e njohur si Kida ka paralajmëruar këngën e re.
Ajo në profilin e saj në Instagram, ka shpërndarë një video teksa paralajmëron projektin e ri, shkruan Indeksonline.
Në video ka disa skena nga klipi, i cili do të publikohet së shpejti dhe në mbishkrim ka shkruar: “Së shpejti” duke mos dhënë detaje të tjera.
Kujtojmë se kënga e fundit e saj është “Mall” e cila ka mbi 5 milionë shikime në YouTube./Indeksonline/