22:48 / E Enjte, 25 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kida shkëlqen, në të bardha vëmendjen ‘rrëmben’

Këngëtarja simpatike, Kida po vazhdon të jetë një nga emrat më të lakuar në mediat rozë.

Krahas një karriere të suksesshme, dhe hiteve të një pas njëshme, Kida konsiderohet edhe si një prej femrave më të bukura shqiptare, shkruan Indeksonline.

Së fundi Kida ka realizuar një fotosesion tejet mahnitës, e veshur në fustan unik me ngjyrë të bardhë, këngëtarja e famshme dukej e përsosur.

Kida nuk zhgënjen asnjëherë adhuruesit e saj e as këtë herë nuk ishte më ndryshe.

Kujtojmë që Kida është mjaft e angazhuar me koncerte, projekti i saj i fundit erdhi në bashkëpunim me Ermal Fejzullahu./Indeksonline/