Kida shkëlqen, në të bardhë gjithë vëmendjen rrëmben

Kida ka filluar xhirimet e videoklipit të këngës e cila do të jetë në bashkëpunim me reperin e njohur, Mozzik.
Këngëtarja simpatike prej ditësh ka ndarë imazhe të ndryshme, ku shihet secilën herë e me më stil, transmeton Indeksonline.

Në një imazh të fundit, Kida u shfaq nga vetura, e veshur e tëra në të bardha të kombinuar me atlete.
Kida dukej tejet seksi dhe më në formë se asnjëherë më parë, ndërsa të shumta ishin edhe komentet e adhuruesve sipër imazhit.
Ndryshe, rikujtojmë që dueti i Mozzik dhe Kidës pritet të lansohet dhe ky do të jetë bashkëpunimi i tyre i dytë./Indeksonline/