11:31 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kida si gjithnjë, plot stil e elegancë

Këngëtarja Orhidea Latifi që për publikun njihet si Kida, edhe pse e re në moshë, ka arritur të krijoj një bagazh të pasur muzikorë, shkruan Indeksonline.

Ajo me këngët e saj tejet të pëlqyera, ka marrë pjesë vazhdimisht nëpër koncerte dhe ndeja të ndryshme ku publiku e ka shijuar maksimalisht muzikën e saj.

Nëpër rrjetet sociale, kryesisht në Instagram Kida është mjaft aktive, ajo ndiqet nga më shumë se 1.3 milionë fansa.

Në paraqitjen e fundit të saj, ajo është shfaqur me plot stil e elegancë.

Kujtojmë që kënga e saj e fundit ‘Tela’ në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun u kthye në një hit të verës që u pëlqye shumë nga publiku. /Indeksonline/