75 Mall Live Search
10:33 / E Martë, 24 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kida simpatike, e thjeshtë dhe sportive

Pak ditë më parë ajo festoi ditëlindjen e 22-të, por prapa vetes ka një karrierë të gjatë dhe të suksesshme.

Këngëtarja e famshme, Kida së fundi ka udhëtuar drejt Amerikës për angazhimet e radhës nga ku edhe ka sjell disa fotografi, shkruan Indeksonline.

Ndryshe nga fotosesion i realizuar së fundi, Kida këtë herë erdhi me një veshje sportive, pa grim dhe e thjeshtë.

Kida përsëri arriti të dukej e bukur, joshëse dhe në formë të mirë.

Ndërsa kujtojmë se “Malli” mban titullin kënga e saj e fundit, e cila u mirëprit nga adhuruesit e saj të shumtë./Indeksonline/